
Getinjo dhe Vivien, dy konkurrentët që kanë krijuar një lidhje të ngushtë brenda “Big Brother VIP Kosova”, janë përfshirë në një zënkë dhe reperi e ka kërcënuar Vivien se pas debatit, gjërat do të ndryshojnë.
View this post on Instagram
Zënka ndodhi për një batutë të pahijshme që degradoi. Getinjo i tha Vivienit një shaka me “vitaminën D” dhe vajza nuk e priti aspak mirë.
“S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, s'po e kërkoj”, i tha banorja e “BBVK”, duke vendosur kufijtë e saj. Ajo i kërkoi edhe që t'i kërkonte falje dhe reperi nuk pranoi, duke ia hedhur asaj fajin dhe duke i thënë se në fakt, ia tha për shaka dhe se Vivien ishte munduar që ta prekte me shprehjen "e gjej kur të dua".
Më pas, reagoi edhe më keq, duke i thënë se mes tyre gjërat do të ndryshojnë.
Sido që të ketë qenë përgjigjja e Vivien, fakti që reperi u nxeh me vendosjen e kufijve, do të thotë se nuk i respekton ato, ndaj ne të japim disa këshilla se si të sillesh në situata të ngjashme.
Kupto që nëse ai nevrikoset, është problemi i tij
Mund të të duket sikur e ke ti fajin, por na beso, nuk e ke. Ti ke barrierat e tua dhe ai duhet t’i respektojë.
Shikoje reagimin me gjakftohtësi
Nëse ai e tepron, tregon shumë për karakterin dhe inatin e tij.
Mos u nevrikos edhe ti
Kupto që emocionet e tij nuk kanë pse të kalojnë tek ti. Tërhiqu dhe reflekto.
Bëhu gati të distancohesh
Nëse sjellja e tij vijon të jetë e tillë dhe të karakterizohet nga mosmenaxhimi i inatit dhe mosrespektimi i barrierave, thjesht distancohu. Paqja jote është shumë më e rëndësishme.
Nëse po vret mendjen për mendimin e publikut, shumica ishin pro Vivienit:
Artikuj të sugjeruar: