Fifi është në pritje të ëmbël! Këngëtarja dhe partneri i saj Adis Patushi do bëhen për herë të parë prindër. Lajmin e dha vetë këngëtarja gjatë Festivalit të Këngës.
Pasi performoi gjatë mbrëmjes së sotme me Flori Mumajesin, Fifi zbuloi se është shtatzënë duke iu referuar kantautorit si "daja i fëmijës tim."
"Jam njeriu më i lumtur në botë. Jam duke pritur një fëmijë. Nuk kam dashur ta nxjerr [si lajm] deri sot. Përgjegjësia ime në këtë ka qenë dyfish më e madhe sepse nuk kam kënduar vetë, por kam kënduar me fëmijën tim. Zoti i bekoftë të gjitha nënat. Sot po e kuptoj se çfarë po rritet brenda meje”- u shpreh Fifi.
Ndonëse nuk dha asnjë detaj në lidhje me gjininë apo sa muajshe është, barku i rrumbullakosur ishte i dukshëm.
Fifi është në një lidhje me Adis Patushin, ish-partneri i Adrola Dushit me të cilin modelja ka edhe një djalë, Troi. Fifi dhe Adisi konfirmuan lidhjen në shkurt të këtij viti.