Showbiz dhe TV

Aurela Gaçe ironizon ‘Festivalin e Këngës’: Ç’ndodhi me këngëtaren?

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2022

Aurela Gaçe ironizon ‘Festivalin e Këngës’:

Aurela Gaçe mungoi në natën e nostalgjisë në “Festivalin e Këngës” – një natë kushtuar disa prej këngëve më të famshme në historinë e festivalit – gjë që habiti jo pak njerëz.

“Moj Aurela, prita deri tani që të të shikoja dhe dëgjoja ty në festival. Këngët e tua janë himne të Festivalit të Fundvitit! Aurela, pse ma bëre këtë,” shkroi Aulona Musta.

Aurela Gaçe ironizon ‘Festivalin e Këngës’:

Në një përgjigje të mëvonshme në Instagram, Aurela ironizoi “Festivalin e Këngës”.

“Hmm, në siglat promovuese të Festivalit, asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë se këto këngë janë…pse asnjë prej këngëve, për 3 sekonda, nuk ishte pjesë e promos? Në fakt, ftesa ishte për të marrë pjesë. Fakti që nuk munda të jem në skenë, mbase bëri që të më fshijnë edhe nga videot promovuese.”

Më tej, shtoi:

“Më thanë që më duan, por në momentin që unë s’kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia. Me shumë dashuri.”

Aurela Gaçe ironizon ‘Festivalin e Këngës’:

Aurela Gaçe ka marrë pjesë disa herë në “Festivalin e Këngës” me hite si “Nata”, “Me jetën dashuruar”, “Fati ynë shpresë e marrëzi” (vendi i dytë), "E pafajshme jam", “S’jam tribu”, “Jetoj”, “Kënga ime”; me këtë të fundit fitoi Festivalin e 49-të dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2011 (kënga u ndryshua në anglisht në “Feel the passion”).