Do të na duhet të presim 23 vjet për të dëgjuar një këngë të Dolly Parton, e cila flet për martesën e saj.
Këngëtarja ikonë tha në "The Kelly Clarkson Show" se shtatë vjet më parë, ajo regjistroi një këngë top-sekret dhe e vendosi në një kapsulë kohe që do të hapet në vitin 2045.
Kënga u shkrua dhe u regjistrua për hapjen e resortit të saj Dollywood DreamMore në vitin 2015. Plani është që kënga të mbahet në kapsulën e kohës deri në 30-vjetorin e resortit, kohë në të cilën Parton do të jetë (kryqëzojmë gishtat) 99 vjeç. (Kapsulë kohe - një enë që ruan objekte të zgjedhura, të cilat janë planifikuar që të hapen në të ardhmen).
"Ata nuk prisnin që unë të isha atje dhe ndoshta nuk do të jem," tha Parton. "Unë mund të jem atje, kush e di. Mendoj se ndoshta do të shpërbëhet dhe askush nuk do ta dëgjojë kurrë, kjo është ajo që më shqetëson - nëse kalbet atje para se ta hapin."
Ajo foli edhe për martesën e saj me Carl Thomas Dean, me të cilin u martua në vitin 1966. Sipas këngëtares, fakti që i kanë dhënë hapësirë njëri-tjetrit ka qenë sekreti i martesës së tyre jetëgjatë. “Ne kemi interesa të ndryshnme, por megjithatë kemi gjërat që na pëlqen t’i bëjmë bashkë,” shtoi ajo.