Showbiz dhe TV

Luana Vjollca rikthehet në ekran: Ja programi që do të prezantojë

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2025

Luana Vjollca rikthehet në ekran: Ja programi që do të

Luana Vjollca do të jetë moderatorja e re e “Ferma VIP”, konfirmojnë burime të sigurta për Anabel!

Rikthimi i Luanës vjen pas një periudhe pushimi pothuajse 2-vjeçare, ku ajo moderoi “Love Island” në Tv Klan, që zgjati vetëm një sezon.

Luana Vjollca rikthehet në ekran: Ja programi që do të

Gjatë kësaj periudhe, nuk kemi dëgjuar shumë nga moderatorja, përveçse së fundmi me lançimin e brand-it të saj të parë me veshje, që ajo e zbuloi vetëm në fund të muajit të kaluar. Mesa duket, ky është një rikthim me plot angazhime për Luanën. 

Luana Vjollca rikthehet në ekran: Ja programi që do të

“Ferma VIP”, që do të nisë së shpejti sërish në Vizion Plus, është një program reality që mbledh në këtë rast personazhe të njohur për publikun shqiptar, duke i sprovuar ata në situata të ndryshme që përfshijnë sfida nga të jetuarit në fermë dhe jo vetëm.

Luana Vjollca rikthehet në ekran: Ja programi që do të

Fituesi i reality-t, që zgjat 100 ditë, merr një çmim prej 100 mijë eurosh. Fituesi i edicionit të kaluar dhe të parë ishte Dijonis Biba dhe shfaqja moderohej nga Fjoralba Ponari. Detaje për personazhe të mundshme që mund të bëhen pjesë e shfaqjes këtë vit, nuk janë zbuluar ende.