
Einxhel vendosi të na e zbukurojë festën, duke ndarë në Instagram videon e parë të vogëlushit Trev, i lindur më 12/12/2022 (një Shigjetar shpirtlirë).
View this post on Instagram
“Trev - 12/12/2022
Kur dashuria merr formën e një jete të re. FALEMINDERIT Zot”, shkroi Einxhel në postimin e saj, duke falenderuar edhe stafin që u kujdes dhe vijon të kujdeset për nënën dhe vogëlushin.
Sigurisht, Einxhel mori shumë urime dhe bekime nga personazhet publikë.
Einxhel dhe partneri i saj, DJ Dagz (emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta), u njohën në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”, u dashuruan, Dagz i propozoi Einxhelit për martesë dhe tani u bënë prindër të bebushit Trev.
Mund të themi se ky vit është treguar shumë bujar me çiftin e ri.
Artikuj të sugjeruar: