
“Big Brother VIP Kosova” vijon të ndezë polemika. Këtë herë, “Vëllai i Madh” i ka dhënë si sfidë Stresit dhe Getinjos që të kthehen në drag queens.
View this post on Instagram
Stresi u nxeh pak, pastaj nisi të qante (bad boy i ndjeshëm), por siç ka thënë dhe Skivi “çka nuk bëhet me lekë, bëhet me më shumë lekë”, ndaj për hir të buxhetit, pranoi.
View this post on Instagram
Ata nisën transformimin dhe gocat i ndihmuan. Sigurisht, gjithë procesi ngjalli reagime të shumta dhe të ndryshme te publiku:
Disa qeshën dhe përgëzuan reperët
Disa të tjerë i fyen ata për vendimin e marrë, gjithashtu gjykuan edhe sfidën
(Nuk janë përfshirë të tjera komente, për shkak të fjalorit banal).
Por, a ia vlen të merret kaq seriozisht një sfidë?
Nga njëra anë, kemi Getinjon, i cili e mori me shumë sportivitet sfidën, pa krijuar asnjë kompleks dhe rrjedhimisht, shumë pak komente negative. Getinjo vendosi grimin, puthi Vivienin dhe vijoi jetën, sepse e di shumë mirë që lojëra të tilla as nuk e cenojnë, as nuk e ndryshojnë.
Ndërsa Stresi, pasi qau dhe i kërkoi "Vëllait të Madh" të hiqte këngën e tij që po e shoqëronte në sfond, pranoi ta kryente sfidën, duke u hasur edhe me shumë komente dhe gjykime që vinin në dyshim apo talleshin me burrërinë e reperit. Por, që nga mendësia e Stresit e deri te komentet, vëmë re një mendjengushtësi, të cilën do të donim të mos e shihnim në televizion dhe ta transmetonim si model.
Të kthehesh në një drag queen nuk ka lidhje as me prirjen seksuale dhe as me burrërinë. Në një epokë ku gjithnjë e më shumë po shkohet drejt barazisë dhe jetesës pa paragjykime, nuk mendojmë se na duhen komente të tilla banale dhe as mendime të tilla, sidomos kur vijnë nga artistët dhe veçanërisht kur brenda në shtëpi ndodhet një person që transformohet si drag queen.