Celebrity

Vërdallë po thuhet se Cher është fejuar me të dashurin 40 vite me të ri

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2022

Vërdallë po thuhet se Cher është fejuar me të dashurin
Getty Images

Pasi Cher dhe i dashuri i saj Alexander Edwards bënë publike lidhjen e tyre, thuhet se tani kanë bërë hapin e radhës, duke u fejuar.

Cher ka ndarë me ndjekësit në Twitter (dje, për Krishtlindje) një unazë me një diamant gjigant që duket si unazë fejese. “Nuk ka fjalë. Alexander A.E.”, shkroi artistja ikonike.

Menjëherë nisën spekulimet se Cher, 76 vjeç, është fejuar me Alexander, 36 vjeç dhe fansat nisën t’i uronin gjithë të mirat.

Çifti konfirmoi romancën me një emoji dhe Cher duket më e lumtur se kurrë.