Celebrity Style

Fustani që veshi Kendall për Krishtlindje na duhet të gjithave për festa!

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2022

Fustani që veshi Kendall për Krishtlindje na duhet të gjithave

Kendall Jenner, si të gjitha motrat e tjera të klanit Kardashian-Jenner e pritën Krishtlindjen me xixa dhe shumëëë shkëlqim. Kendall në veçanti ishte 100% e përfshirë në shpirt festiv dhe fustani i saj i kuq Valentino e provoi më së miri.

Fustani që veshi Kendall për Krishtlindje na duhet të gjithave

I gjatë deri në fund të këmbëve me një bisht sirene, bust, fustani me shkëlqim i Kendall dukej kaq perfekt për festat e fundvitit. Nëse Krishtlindjet ikën dhe s'veshët një mrekulli të ngjashme me këtë, Viti i Ri është para dhe keni mjaftueshëm ditë për të blerë/ qepur diçka të tillë.

Njësoj si Kendall, nuk ju duhen as bizhuteri dhe as grim i rëndë. Kombinojeni me një make up të thjeshtë dhe taka elegante nude.

Fustani që veshi Kendall për Krishtlindje na duhet të gjithave

Burimi: Cosmopolitan