TV Mania

Konflikt interesi? Krist Aliaj flet për puthjen me Zhaklinën dhe thotë se 'dikush e pret jashtë'

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2022

Konflikt interesi? Krist Aliaj flet për puthjen me Zhaklinën dhe
Photo Credits: RTV Klan, Top Channel

Kur Krist Aliaj merrte pjesë në reality-n "Love Story", për një periudhë, opinioniste ishte gazetarja Zhaklin Lekatari.

Tani, që Kristi është konkurrent i "Big Brother VIP 2", Zhaklin Lekatari është përsëri një prej opinionisteve.

Rastësia e këndshme vjen edhe me një konflikt interesi, duke qenë se në një prej episodeve, Zhaklin & Kristi puthen!

Lidhur me këtë, ai shpjegoi se gjithçka ka qenë në kontekstin e "lojës" dhe ideja pas puthjes ka qenë thjesht për të vërtetuar se edhe ai mund të jetë romantik apo i guximshëm për dashurinë.

Duke treguar se mes tyre nuk ka asgjë dhe nuk ka hapësirë për konflikt interesi në Big Brother sa i përket marrëdhënies konkurrent-opinionist, Kristi tha edhe se "dikush me vlerë po e pret jashtë" dhe "brenda shtëpisë, nuk ka absolutisht asnjë tërheqje apo interesim".