Udhetim

10 qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2022

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2022

10 qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2022

Nëse po mendoni të zhvendoseni në një shtet të ri, Europa ofron disa opsione. Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Viena zuri vendin e parë në Indeksin Global të Jetesueshmërisë 2022, raporti vjetor i publikuar nga The Economist Intelligence Unit (EIU).

Kopenhagen pason Vienën në vendin e dytë, ndjekur nga Zyrihu që zë vendin e tretë së bashku me Calgary në Kanada.

Raporti përcakton sfidat me të cilat mund të përballet një individ në çdo vend të caktuar dhe më pas krahason rezultatet ndërmjet vendndodhjeve. Çdo qytet është analizuar bazuar në 30 faktorë në pesë kategori të përgjithshme: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Top 10 u dominua nga qytetet e Europës, të cilat përbëjnë gjysmën e listës.

1. Viena
2. Kopenhagen
3. Zyrih
3. Calgary
5. Vankuver
6. Gjenevë
7. Frankfurt
8. Toronto
9. Amsterdam
10. Osaka
10. Melburn

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Euronews