Real Estate

Duam mendimin tuaj: Si ju duket zyra *minimaliste* e Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2022

Duam mendimin tuaj: Si ju duket zyra *minimaliste* e Kim Kardashian

Kim Kardashian njihet për faktin që adhuron ngjyrat neutrale dhe kjo qasje është përqafuar edhe nga punonjësit e saj dhe është e pranishme kudo, nga shtëpia te zyra.

Në një interviste me Angie Martinez në podkastin “IRL”, Kardashian tha se punonjësit e saj kanë uniformë. “Nuk është se u them që ‘hej, kjo është uniforma jote’. Janë thjesht paleta ngjyrash,” tha Kim.

Kim tha se ata mund të veshin ngjyra si gri, të zezë, të bardhë, krem etj. Çdo ngjyrë neutrale.

Duke shpjeguar procesin e të menduarit pas kodit të veshjes, Kim – shtëpia minimaliste e së cilës u krahasua nga përdoruesit e rrjeteve sociale me një “repart psikik” – tha se kishte të bënte me të njëjtën ndjenjë si në shtëpi ashtu edhe në punë.

Ja zyra e Kim:

Duam mendimin tuaj: Si ju duket zyra *minimaliste* e Kim Kardashian

Pamje të tjera:

Duam mendimin tuaj: Si ju duket zyra *minimaliste* e Kim Kardashian

Vazhdojmë:

Duam mendimin tuaj: Si ju duket zyra *minimaliste* e Kim Kardashian

Ajo ka zgjedhur stilin minimalist për faktin që jeta e saj është shumë “e zhurmshme”, ndaj preferon që në shtëpi/zyrë të gjejë paqen.

Poll