Sport

Pelé, legjenda e futbollit, ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2022

Pelé, legjenda e futbollit, ndërron jetë në moshën
Getty Images

Futbollisti legjendar, Pelé, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, pasi familjarët bënë me dije se ishte në gjendje të rëndë.
 
Sipas mjekëve, futbollisti legjendar vdiq nga një sërë problematikash që lidheshin me veshkat, sistemin kardiak dhe atë të frymëmarrjes. Gjatë kësaj periudhe, familjarët i qëndruan pranë, për t’i dhënë përkujdesin dhe dashurinë e duhur.
 
I lindur më 23 tetor 1940, braziliani ka qenë një prej ikonave më të rëndësishme të futbollit, pasi falë talentit të tij, i ka siguruar Brazilit 3 kupa në Botëror. Ai frymëzoi shumë breza dhe mban rekordin si adoleshenti i parë që shënoi gol në Botëror, kur ishte vetëm 17 vjeç. 

Gjithashtu, ai ka shënuar 1,279 gola në 1,363 ndeshje, duke marrë edhe rekordin Guinness. 

Artikuj të sugjeruar: