
Vivienne Westwood, dizajnerja e modës, e cila i prezantoi botës stilin e saj punk, u nda sot nga jeta, në moshën 81-vjeçare.
29th December 2022.
— Vivienne Westwood (@FollowWestwood) December 29, 2022
Vivienne Westwood died today, peacefully and surrounded by her family, in Clapham, South London.
The world needs people like Vivienne to make a change for the better. pic.twitter.com/YQwVixYUrV
Shtëpia e saj e modës, ndau me publikun lajmin përmes një postimi në Twitter, ku shkruhej se ikona e modës vdiq në paqe dhe e rrethuar nga familja, në Clapham, Londër.
Westwood lindi më 8 prill 1941 dhe njihej për stilin e saj punk dhe rrymën e re që solli në vitet ’70, gjithashtu edhe për aktivizmin dhe mbështetjen e kauzave (si ngrohja globale), të cilat i ndërthuri edhe me modën dhe krijimet e saj.
Ajo u kthye shumë shpejt në një ikonë dhe risitë e saj u përqafuan nga admiruesit e modës, në të gjithë botën.