TV Mania

Saga vazhdon: Stresi i përgjërohet Keisit që ta takojë në “BBVK”

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2022

Saga vazhdon: Stresi i përgjërohet Keisit që ta takojë
@bigbrothervipkosova/ Instagram

Stresi mund të bëjë shumë gjëra, ama diçka di ta bëjë shumë mirë: Të mos heqë dorë nga Keisi.
 
Edhe pse kanë vite të ndarë, Stresi vijon të këmbëngulë dhe ta kërkojë ish-bashkëshorten. Këtë herë, ka lënë mënjanë krenarinë dhe i është përgjëruar asaj që ta takojë në “Big Brother VIP Kosova.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal, do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse nuk do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, plotësoma dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- tha reperi dhe sigurisht, banorët e duartrokitën për kurajon dhe kërkesën e sinqertë.

Stresi dhe Keisi kanë qenë një prej çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar dhe ndarja e tyre bëri bujë. Mesa duket, reperi nuk e ka harruar ish-partneren dhe vijon ta kërkojë, edhe publikisht.
 
Ai ka folur edhe më parë për ish-in, madje ka treguar edhe se Keisi ka një tumor dhe një kist në tru dhe se e ka brengë atë, sepse ka 3 vite që nuk e ka takuar.

Artikuj të sugjeruar: