Celebrity

Më fal, si?! Megan Fox, e fejuar me MGK, po kërkon për një të dashur (vajzëëë)

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2022

Më fal, si?! Megan Fox, e fejuar me MGK, po kërkon për një
Photo Credits: Getty Images

Megan Fox është në kërkim të një të dashure. Aktorja 36-vjeçare, e cila aktualisht është e fejuar me Machine Gun Kelly, hyri në Instagram për të njoftuar se aktualisht “është duke kërkuar një të dashur”.

"Ju lutem dorëzoni aplikimet në DM", vazhdon Fox.

MGK i është përgjigjur postimit, duke shkruar: 

"Nuk mendoj se ke vend për këtë kërkesë".

Fox nuk e përmendi lidhjen e saj me MGK në postim. Aktorja ndau për herë të fundit një foto me reperin 32-vjeçar më 10 nëntor, ndërsa ai postoi një foto të saj së fundmi, më 20 dhjetor. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Dyshja u fejuan në janar të këtij viti dhe kanë qenë gjithmonë të hapur për pasionin e tyre për njëri-tjetrin.

Megjithatë, thashethemet për ndarje filluan të qarkullojnë në shtator. Ndërsa tani Megan po kërkon që lidhjes t'i bashkohet një e tretë? Ose jo? Kushedi!