Celebrity

Kim Kardashian ka rregulla strikte kur vjen puna tek rrjetet sociale të së bijës

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2022

Kim Kardashian ka rregulla strikte kur vjen puna tek rrjetet sociale të

Kim Kardashian nuk toleron kur vjen puna tek rrjetet sociale për të bijën 9-vjeçare. North ëest mund të përdorë TikTok-un, por sipas rregullave të Kim-it.

"Mendoj se çdo familje është ndryshe. Madje edhe familja ime e re ndryshon me familjen ku jam rritur. Përsa i përket rrjeteve sociale është pak problem sepse të gjithë fëmijët tanë janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, janë në të njëjtën moshë dhe ndikohen më shumë. Pra, nëse Penelope ka TikTok edhe North do të ketë TikTok sepse sheh që gjithë shoqet e saj në shkollë kanë një të tillë. Unë dhe babai i tyre kemi bërë një rregull- (ndonëse ai s'është i lumtur për këtë)."- u shpreh Kim, e ftuar në Goop podacast. 

Me pak fjalë, North mund ta përdorë TikTok-un, por vetëm në telefonin tim. Nuk bën komente dhe nuk sheh çfarë të dojë ajo. Pra gjithçka është e kontrolluar nga Kim ndërkohë që North përdor adresën e përbashkët që kanë të dyja. 

Rregulli i Kim duket si një e mesme e artë për prindërit e epokës së TikTok-ut. Të gjithë të lumtur.

Burimi: Glamour