
Më 10 janar do të publikohet libri bombastik “Spare”, me kujtimet e princit Harry, i cili do të flasë për të pathënat, sekretet dhe sjelljet e familjes mbretërore karshi tij dhe bashkëshortes, Meghan Markle.
Sipas burimeve për “The Sunday Times”, princi Harry nuk do të kursejë as kunatën e tij, Kate Middleton, me të cilën ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë.
“Përgjithësisht, besoj se libri do të jetë me mizor sesa e mendon familja mbretërore. Charles del më i mirë nga ç’e prisja, por Williami në veçanti, madje edhe Kate, sulmohen”.
Burimi shton se: “Përshkruhen me detaje minutat e sherrit mes dy vëllerërve. Përsonalisht, nuk e di se si William dhe Harry mund të pajtohen pas kësaj”.
Kur bëhet fjalë për mbretin Charles, burimet theksojnë se vija e kuqe është pikërisht Camilla. Duke qenë se Harry ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me Camilla-n, e cila kishte një lidhje paralele me Charles, ndërkohë që ai ishte i martuar me Diana-n dhe një sulm ndaj saj në librin “Spare” do të sillte shumë probleme mes Harry-t dhe të atit.
“Spare” do të zbulojë ndjenjat dhe hatërmbetjet e Harry-t gjatë qëndrimit të tij në familjen mbretërore. Ai do të flasë për padrejtësitë e hierarkisë dhe se si gjithmonë ka qenë nën hijen e të vëllait.
Artikuj të sugjeruar:
- “E ka derën të hapur”: Zërat thonë se mbreti Charles ende ka shpresë që të pajtohet me Harry-n
- Kate Middleton nuk ka gjë me Meghan, ama ndihet e tradhtuar nga princi Harry dhe nuk i vëmë dot faj
- Pas gjithçkaje që ka ndodhur (& pritet të ndodhë), pallati mbretëror nuk ka më besim te princi Harry
- Princ Harry dhe Meghan Markle do të kenë një dokumentar të ri në Netflix dhe jo, nuk flet për ta