
Shakira e festoi Vitin e Ri vetëm, pas ndarjes nga futbollisti Gerard Piqué dhe nuk hezitoi të ndajë me fansat një mesazh emocional dhe shpresëdhënës.
Ajo postoi një shkrim në Instagram, ku thoshte se edhe ata që janë tradhtuar, duhet të vazhdojnë të kenë besim. “Edhe pse plagët tona janë ende të hapura në këtë vit të ri, sërish koha ka duart e një kirurgu”, nisi ajo mesazhin.
View this post on Instagram
“Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.
Kur përballeni me përbuzje, vijoni ta dini vlerën tuaj.
Sepse ka shumë njerëz të mirë dhe të pahijshëm.
Më shumë njerëz empatikë sesa indiferentë.
Ata që largohen janë më të paktë se ata që na qëndrojnë prapë”, vijoi këngëtarja", vijoi ajo.
“Lotët tanë nuk (derdhen) kot. Ata ujisin tokën nga ku do të burojë e ardhmja jonë dhe (kjo) do të na bëjë edhe më njerëzorë, në mënyrë që edhe kur të kemi dhimbje zemre, të vazhdojmë të duam”, shkruhej në postim.
Shakira dhe Gerard u ndanë pas një tradhtie nga ana e futbollistit. Menjëherë lajmi mori vëmendjen e mediave dhe të gjithë flisnin për të. Ish-partnerët u përballën edhe në një “luftë” virtuale e më pas gjyqësore, për kujdestarinë e fëmijëve.
Artikuj të sugjeruar:
- Pak pas ndarjes nga Shakira, Pique trondit sërish spanjollët me vendimin surprizë!
- Kënga e re e Shakira-s duket si një rrëfim tejet personal, ku shpjegon arsyen e ndarjes nga Piqué
- Çfarë sheh e dashura e Gerard Pique kur shkon në punë është pak *e sikletshme*
- Shakira do të dalë në gjyq: Prokurorët kërkojnë 8 vjet burg
- Gerard Pique për komentet e fundit të Shakira-s: 'Po luan viktimën'
- Shakira thyen heshtjen dhe flet për ndarjen nga Piqué: ‘Jashtëzakonisht e vështirë’
- U puth me të dashurën publikisht: Shakira, e inatosur me Pique (por jo për arsyen që mendoni ju)
- Direkt pas ndarjes, kjo është (ndoshta) e dashura e re e Gerard Pique!
- Shakira dhe Gerard Piqué konfirmojnë ndarjen