Seriali “Emily in Paris” diskutohet për batutat e lezetshme, aktorët seksi dhe veshjet fantastike, por mesa duket – po diskutohet edhe për një gabim jo dhe aq të vogël redaktimi.
Në episodin e tretë të sezonit të fundit, Emily shkon në një dhomë hoteli për të vizituar Madeline.
Më pas, ajo kalon në një dritare të madhe, me pamje të kulllës Eiffel nga ana e majtë. Theksojmë, nga ana e majtë.
Megjithatë, ndërsa Emily i afrohet gjithnjë e më shumë dritares, duket se kulla Eiffel kalon si me magji në të djathtë. Pikërisht para syve tanë.
Dikush vuri re gabimin dhe nuk ngurroi ta shpërndante në TikTok.
Nga komentet, duket se edhe të tjerë e kishin vënë re lëvizjen e dyshimtë kullës. Dikush shkroi:
“Emily në Universal Studios!”
Një tjetër tha:
“Nuk e dinit? Parisi ka dy kulla Eiffel!”