Kinema & TV

Pas gjithë zërave, Netflix konfirmon se ç’do të ndodhë me sezonin e dytë të “Wednesday”

Shkruar nga Anabel

6 Janar 2023

Pas gjithë zërave, Netflix konfirmon se ç’do të
Netflix

Ata që kanë një abonim në Netflix, madje edhe ata që s’kanë, por u intriguan nga TikTok-u dhe ua morën passwordin këtyre që kanë abonimin, e kanë parë serialin “Wednesday”, maksimumi për 2 ditë.

Të gjithëve na mbajti para ekranit dhe normalisht, do të ketë një sezon të dytë. Shumë thashetheme dolën dhe u tha se nuk do të jetë më në Netflix, por në platformën konkurrente, në “Amazon Prime”.

Gjithsesi, Netflix bëri sot një njoftim zyrtar në Twitter, ku shkruhej: “Është zyrtare: Sezoni i dytë i Wednesday po vjen!”, shoqëruar edhe me një emoji me zemër të zezë.

Kështu, një tjetër sukses dhe thyerje shikueshmërie pritet për Netflix. “Wednesday”, me regji të Tim Burton u mirëprit nga audienca, duke tejkaluar “Dahmer – Monster: The Jeffrey Dahmer Story”. Serial ii Burton vendosi rekorde dhe u pa për 269.67 milionë orë nga shikues të ndryshëm.

Artikuj të sugjeruar: