
Me një hoodie të zezë dhe një grim të realizuar nga vetë ajo, North West u shndërrua në "Kanye West" në TikTok dhe rezultati është fantastik!
9-vjeçarja u shfaq në klip me Kim Kardashian, ndërsa në sfond ishte kënga "Bound 2", e vetë Kanye-s.
Ndonëse komentet në TikTok janë të bllokuara, njerëzit shkuan në Twitter për të dhënë mendimet e tyre. Videoja u duket pak "e çuditshme" disave, ndërsa të tjerë mendojnë se Kim thjesht s'mund t'i thotë "jo" fëmijës së saj.
North duket se është fëmija Kardashian-West që i ngjan më shumë babait të saj – dhe jo vetëm në pamje.

Photo Credits: TheImageDirect.com
Ajo rregullisht shkakton kaos në rrjetet sociale dhe di si të vërë në lojë motrat dhe vëllezërit.
Burimi: Page Six