Jessie J është në pritje të ëmbël, një vit pasi pësoi humbi fëmijën.
Këngëtarja bëri publik lajmin përmes një videoje në rrjete sociale. “Sinqerisht, vajza juaj dëshiron të qajë shëmtuar në publik duke ngrënë një kastravec turshi të lyer me çokollatë pa i dhënë shpjegim askujt,” shkruan ajo.
View this post on Instagram
Jessie J ka folur hapur për faktin se po përpiqet të mbetet shtatzënë. Në nëntor të vitit 2021, këngëtarja u shpreh se vendosi të kishte një fëmijë vetëm sepse “është gjithçka që ka dashur dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë."
Për fat të keq, ajo e humbi fëmijën. “Ndonjëherë dashuria nuk do të jetë e mjaftueshme për ta bërë [shtatzëninë] të funksionojë dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se keni dështuar,” shkroi asokohe.
Për momentin, është e paqartë nëse Jessie është aktualisht në një lidhje. Lidhja e saj e fundit ishte me aktorin Channing Tatum. Ata u lidhën në vitin 2018, u ndanë disa herë deri në 2019-n dhe u ribashkuan në janar 2020, për t’i dhënë fund në prill të po atij viti.