E kujt do t’ia merrte mendja si mund të dukej një çantë Louis Vuitton me motivet e flamurit tonë kombëtar.
Falë internetit, sot mësuam se në 2018-n, labeli i veshjeve për gra, JAY AHR, ka lançuar një seri çantash të ripërdorura Louis Vuitton të zbukuruara me qëndisje të ndërlikuara mbi lëkurën me monogramin LV.
Koleksioni i çantave u zbukurua me dorë me teknika të veçanta për të cilat dizajneri i markës, Jonathan Riss, ka punuar për dy dekada.
Koleksioni përbëhej nga flamuj të ndryshëm, nga Arabia Saudite, në Shqipëri e Argjentinë. Çantat kushtojnë nga 7,000 deri në 15,000 dollarë.