
Ligji në Arabinë Saudite nuk e lejon bashkëjetesën e një gruaje dhe një burri kur ata janë të pamartuar, por duket se do ta bëjë një ndryshim të vogël për Cristiano Ronaldo.
Ky i fundit ka bërë kërkesën, që të vijojë të bashkëjetojë me partneren e tij, Georgina Rodríguez dhe duket se kërkesa është aprovuar, duke iu shmangur kështu martesës.
Por, ç’mendon interneti?
E cilëson si “flamur të kuq” këtë veprim, sepse çifti është i lidhur prej plot 5 vitesh, kanë edhe 2 fëmijë biologjikë së bashku.
“Imagjino, Cristiano Ronaldo i kërkoi qeverisë të një shteti që të ndryshojë ligjin për të, që të mos martohet me Georgina. Ata janë bashkë prej 5 vitesh dhe kanë fëmijë”
@jessweslie He literally asked the country to change the law for him so he doesn’t have to marry her #cristianoronaldo #georginarodriguez #fyp ? original sound - FLY GUY DARKEO
“Ky burrë i kërkoi qeverisë që të ndryshojë ligjin që të jetojë me gruan, në vend që thjesht të martohet me të. Nuk mundem”, tha dikush.
“Nëse kjo nuk është arsye që të vraposh moj vajzë, nuk e di çfarë është", shkroi një tjetrër person.
Disa të tjerë mendojnë edhe se Arabia Saudite po i tejkalon kufijtë për të akomoduar Cristiano-n.
"Të pasurit dhe elita janë gjithnjë mbi ligjin. Cristiano Ronaldo u zhvendos në Arabinë Saudite dhe shteti që ndryshon ligjin për të (nuk e ka bërë për qytetarët e vet), është shembulli më i mirë për këtë".
The rich ? & elite class of people are always above the law. #CristianoRonaldo? moving to #SaudiArabia & the country changing their rules for him (didn’t change for their own people) is the best example for that.
— THOMAS SHAJAN (@PICEELL) January 8, 2023
“Ligji është për të varfrit”, tha një tjetër përdorues i TikTok.
Artikuj të sugjeruar: