
Libri me kujtime i princit Harry, “Spare”, po ngjall gjithnjë e më shumë kuriozitet, falë të gjitha sekreteve që princi ka nxjerrë. Deri tani, ka folur për zënkën me vëllain e tij të madh, William, për marrëdhënien e ndërlikuar me Camilla-n, nuk ka kursyer as Kate Middleton, ka prekur temën e abortit, vrasjen e 25 talibanëve, por edhe marrëdhënien me të atin, mbretin Charles.
Harry ka sqaruar thashethemin që ka qarkulluar gjithnjë për atësinë e tij dhe dilemën nëse mbreti Charles është apo jo babai i tij biologjik, për shkak të marrëdhënies romantike që princeshë Diana ka pasur me instruktorin e kalërimit, James Hewitt.
Në libër, Harry e akuzon mbretin Charles se ka bërë shaka të ndryshme dhe mizore me këtë çështje. “Pa (babit), i pëlqente të tregonte histori dhe kjo ishte një prej më të mirave në repertorin e tij. Ai e përfundonte gjithmonë me një shpërthim filozofik…Kush e di, a jam unë vërtet princi i Wales? Kush e di nëse jam unë babi yt biologjik”, shkruan Harry.
“Ai qeshte e qeshte, edhe pse ishte një shaka jashtëzakonisht jo qesharake, duke marrë parasysh thashethemet që qarkullonin se babai im i vërtetë ishte një prej burrave që mami kishte marrëdhënie: James Hewitt". Harry prek edhe faktorët që shkaktuan thashethemin dhe thotë se: "Ishin flokët e tij ginger dhe sadizmi*”.
Sadizëm* - Kënaqësia që merr dikush kur përçmon, turpëron dhe i shkakton dhimbje dikujt tjetër.
Ja dhe James Hewitt. Pamja dhe ngjashmëria e tij me Harry-n nisi thashethemet që vijojnë të qarkullojnë edhe sot.
Këto thashetheme ishin të pavërteta dhe Harry thotë: “Mami u takua me Hewitt shumë kohë pasi linda unë”.
Edhe vetë James ka mohuar këto pretendime në vitin 2002, në “Sunday Mirror”, duke u shprehur: “Nuk ka asnjë mundësi që unë të jem babai i Harry-t. Mund t’ju siguroj se absolutisht nuk jam. Duhet ta pranoj, flokët janë të ngjashme dhe njerëzit thonë se ngjajmë. Nuk i kam inkurajuar kurrë këto krahasime dhe megjithëse kam qenë me Diana-n për një kohë të gjatë, duhet ta sqaroj njëherë e mirë se nuk jam i ati i Harry-t. Kur e takova Diana-n, ai tashmë ishte një vogëlush”.