Dojna Mema, në 31-vjetorin e saj, zgjodhi të urojë veten për ditëlindjen përmes një përmbledhjeje të ngjarjeve më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e saj.
“E dashur, Dojna!
Kjo është ditëlindja jote e tretë dhe loja jote e preferuar është të ndërtosh shtëpi me batanije të kapur nga cepi i krevatit te komodina. Kur të futesh në klasë të parë, deftesa jote do të ketë më shumë ‘Mirë’ se ‘Yll me xixa’. Në klasë të pestë, do zbulosh se di të shkruash, kur zyshë Ivoni do lexojë të gjitha esetë e tua përpara klasës. 15 vjeç s’do dish çfarë do, ku do të shkosh dhe pse gjen argumente për dy gjëra të kundërta që të bëjnë lëmsh. Do kalojë.” – shkruan ajo.
Më pas, Dojna ndalet te vendimi i saj i parë më i rëndësishëm në jetë dhe gjithçka që pasoi më pas, duke iu referuar rrugëtimit në televizion.
View this post on Instagram
18 vjeç do marrësh vendimin tënd të parë të rëndësishëm: Të lësh pianon. 20 vjeç do nisësh një rrugë të re, këtë herë do të ndash gjithçka që nuk ke thënë në 20 vite. 22 vjeç do hipësh në Pallatin e Kongreseve edhe pse me gjunjët që të dridhen. 26 vjeç do kesh programin e parë me autorësi tënden.”
Moderatorja përmend padyshim humbjen e të atit, dashurinë me Vlashentin si edhe mëmësinë.
“27 vjeç do njohësh dashurinë e jetës që 30 vjeç të të japë botën në duart e tua. 28 vjeç, lart në qiell do të ngjitet një engjëll që do të mbrojë përgjithmonë. Këtë 31 vjetor dua të them të dëgjosh gjithmonë zemrës sepse ajo do të çojë te lumturia. Jam krenare që di të thuash ‘Jo’ dhe për këtë vajzën e lirë që je. Tani kthehu tek bota jote brenda një batanije të kapur cep më cep.”
Edhe 100, Dojna!
- Ja kush do ta zëvendësojë Dojna Memën në ‘Big Brother VIP Fan Club’
- Dojna Mema flet për herë të parë për jetën pas ardhjes së djalit:'Në fillim s'doja të shihja njeri'
- “E kam pikë të dobët”: Dojna Mema flet për emrin e të birit dhe tregon pengun e saj
- Këto foto të Dojna Memës janë prova se dashuria e gjyshërve është e pakrahasueshme
- A e ndiejnë vërtet nënat gjininë e foshnjës? Ja ç’thonë studimet