
Nicola Peltz, ose bashkëshortja e Brooklyn Beckham, festoi ditëlindjen dhe një urim të ëmbël mori nga vjehrra e saj, Victoria Beckham, e cila e postoi jo vetëm në Instastory, por edhe në feed.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen @NicolaAnnePeltzBeckham. Uroj të kesh kaluar një ditë të bukur”, shkroi Victoria në një foto ku dukej Nicola super e buzëqeshur. Një postim të ngjashëm bëri edhe David Beckham.
Nicola u bëri të dyja urimeve repost dhe falenderoi çiftin e famshëm.
Pak kohë më parë, qarkulluan lajme se mes Victoria-s dhe Nicola-s kishte shumë tensione, të cilat sipas zërave, kishin nisur që prej dasmës së Nicola-s me Brooklyn.
U tha se ato nuk flisnin dhe nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë, por ja që duken më të dashura se kurrë. Ose konflikti nuk ka ndodhur kurrë, ose është zgjidhur.
Gjithsesi, Brooklyn dhe David mund të marrin frymë lirisht tani.
Artikuj të sugjeruar:
- Kjo veshje e Victoria Beckham është prova se fundi i gjatë është perfekt për të zbuluar këmbët
- Duhet të shihni sesi Victoria Beckham çoi streçet dhe hoodie-t në tjetër nivel
- Pas zërave për një krizë në çift, Victoria Beckham tregon pse hoqi tatuazhin kushtuar David
- 'Luftë e ftohtë' mes të dyjave? Nusja e Victoria Beckham i përgjigjet zërave!
- Zërat thonë se Victoria Beckham është në një ‘luftë të ftohtë’ me nusen e re, Nicola Peltz