Ashtu siç përflitej, Bjordi Mezini është personazhi më i ri që futet në shtëpinë e "Big Brother Albania VIP".
Regjisori 34-vjeçar ka qenë një nga emrat më të përfolur të "Big Brother Albania 2", në vitin 2009, sigurisht ndikuar edhe nga historia e dashurisë që pati me Adelajda Xhamanin, e cila për fat të keq ndërroi jetë në vitin 2017 si pasojë e një ataku kardiak (asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes).
Raporti i tyre konsiderohet edhe sot si historia më e famshme e dashurisë në historinë e “Big Brother”.
Pas përfundimit të reality show-t, Bjordi iu dedikua pasionit të tij ndaj kinemasë, ku realizoi disa projekte kinematografike si regjisor dhe aktor.