Marredhenie

Disa faktorë që e tregojnë qartë se lidhja jote nuk do të zgjasë

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2023

Disa faktorë që e tregojnë qartë se lidhja jote nuk do
Source: Fizkes/Adobe Stock

Një lidhje përbëhet nga shumë momente e situata, por edhe nga faktorë të ndryshëm që janë tregues të qartë nëse ajo lidhje do të jetë e qëndrueshme dhe do t’ rezistojë kohës.

Faktorët janë:
 
Një partner që duket sikur nuk përkushtohet 100%

Përkushtimi krijon siguri dhe qëndrueshmëri. Nëse njëri nga partnerët nuk arrin të përkushtohet siç duhet, kjo do të krijojë probleme.
 
Mungesa e vlerësimit

Në çdo marrëdhënie të shëndetshme, partnerët e vlerësojnë njëri-tjetrin dhe ndihen me shumë fat që janë njohur. Kur vlerësimi nuk është present, lidhja do të haset me sfida.
 
Jeta e varfër seksuale

Kënaqësia dhe seksi e forcojnë shumë një marrëdhënie, ndaj është shumë e rëndësishme që t’i jepni jetës seksuale rëndësinë e duhur.
 
Konfliktet e vazhdueshme

Një pjesë e madhe e zënkave vijnë si pasojë e mungesës së lumturisë dhe e acarimit që grumbullohet në mendjen dhe zemrën tënde.
 
Papërgjegjshmëria

Një partner i papërgjegjshëm, në fillim duket acarues, por shumë shpejt kjo papërgjegjshmëri mund të bëhet arsyeja e ndarjes.
 
Depresioni

Depresioni e izolon një individ, kështu është shumë e vështirë që ky person të hapë zemrën për partnerin/en.
 
Pikëpamjet negative

Një person që nuk sheh asgjë të mirë, kthehet në një partner të vështirë dhe në një lidhje që nuk dhuron kënaqësi.

Artikuj të sugjeruar: