Celebrity

Bruce Willis ndryshoi testamentin dhe ka një arsye bindëse pas këtij veprimi

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2023

Bruce Willis ndryshoi testamentin dhe ka një arsye bindëse pas
Getty Images

Aktori Bruce Willis ka vendosur që të ndryshojë testamentin e tij dhe ky ndryshim preku ish-bashkëshorten e tij, Demi Moore. Bruce vendosi që ta përjashtonte ish-bashkëshorten nga testamenti, por jo për arsyen që mendoni ju.
 
Sipas burimeve, vendimi u mor për shkak se pasuria e Demi Moore është mjaftueshëm e madhe sa për t’u siguruar një jetesë të mirë tre fëmijëve që Demi dhe Bruce kanë së bashku. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij do t’i kalojë partneres aktuale dhe dy vajzave të tyre.
 
Bruce dhe Demi kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe festat e fundvitit i festuan së bashku, me partneren aktuale të aktorit, Emma Heming, si dhe me pjesën tjetër të familjes.
 
Kohët e fundit, aktori është diagnostikuar me afazi, një sëmundje që lidhet me dëmtimin e trurit dhe ndikon në jetën e përditshme, duke prekur aftësinë e të folurit dhe të komunikuar. Kjo solli edhe tërheqjen e Bruce nga aktrimi.

Artikuj të sugjeruar: