
Disa ditë pasi Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratën me skuadrën Al-Nassr dhe u zhvendos në Arabinë Saudite, në internet po qarkullon një dokument ku shkruhet në gjuhën arabe se Georgina “i përket Cristiano-s” dhe cilësohet si “skllavja” e tij.
1- What appears to be an altered image of #Ronaldo’s girlfriend #Georgina #Saudi visa show her as “slave” girl owned by Ronaldo. #Saudi laws do not allow unmarried couples to live together— cont pic.twitter.com/pcotkHRcEf
— Ali AlAhmed (@AliAlAhmed_en) January 5, 2023
Ky “thashethem” nisi në Twitter dhe shumë shpejt u përhap në TikTok. Një tiktoker-e e shpjegoi dokumentin viral dhe tha se: “Një grua në Arabinë Saudite nuk mund të ketë asnjë lloj lirie dhe autonomie, kështu që (Georgina-s) i është dhënë titulli si “pronë” e Cristiano Ronaldo”.
Më pas, ajo shtoi se në detajet e kartës së identitetit të Georgina-s, tregohet roli që ajo luan në jetën e Cristiano-s dhe cilësohet si “skllave”.
Por, në fakt, dokumenti është fals dhe Georgina cilësohet si “krahu i djathtë” i futbollistit dhe si e tillë është regjistruar, pasi çifti nuk është i martuar dhe kanë hasur vështirësi për të marrë lejen për të vijuar bashkëjetesën.
Autoritetet e Arabisë Saudite nuk e komentuan dokumentin, por ekspertë të ligjit dhe llogari të ndryshme të njerëzve që jetojnë në Arabinë Saudite thanë se dokumenti është i rremë.
Lies make you far away from your followers too
— ??????? ?? ?? ??????? (@ImNotBinLadin) January 11, 2023
That's good
1/Everybody knows there's no slaves in Saudi
2/ RI number start by 209...
That's mean it's old RI number
So it's bad fake ?
Në dokumentin e publikuar, njerëzit vunë re se ishte shkruar numri “209”, i cili përdorej në kartën e vjetër të identitetit.
“Të gjithë e dinë se nuk ka skllevër në Arabinë Saudite dhe numri i RI nis me 209, i përdorur në ID e vjetër. Pra, është e rreme”, komentoi dikush.
Një tjetër reagim vë në dukje se fotoja e edituar është në fakt një tallje ndaj fesë dhe kulturës arabe dhe shtimi i kësaj fjale ka ngjallur një komedi të zezë tek emigrantët dhe njerëzit.
?????? ?????? ?????? ?????? ?????????? ??????? ???? ??? ???????? ????? ???? ????? ?????????? ?????????? ???????? ?????!
— ???????? ? (@Columbuos) January 4, 2023
???? ????? ?? ????? ?????? ??????? ??? ??????? ???????? ???????? ?????? ????? ??? ?????? ?????? ????? ???? ??? ????????? ?????? ???????? ??????. https://t.co/5y8TG3Nnj1
Arabia Saudite është një vend që praktikon fenë islame dhe si i tillë ka rregullat e veta, por sigurisht, mbetet ende një kulturë e keqkuptuar nga një pjesë e madhe e botës.
Artikuj të sugjeruar:
- Arabia Saudite ndryshoi një ligj të rëndësishëm për CR7 & Georgina dhe interneti reagoi!
- Georgina Rodriguez dhe kodi i rreptë i veshjes me të cilin përballet në Arabinë Saudite
- Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në krizë? Pse dyshohet për një krisje mes çiftit
- Cristiano Ronaldo, zyrtarisht pjesë e skuadrës arabe: Gjejeni pak për ç'shifra bëhet fjalë!