Instagramming

“Ndërrove Rolex-in me një Casio”: Marka e orëve i kundërpërgjigjet Shakira-s në mënyrë epike

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2023

“Ndërrove Rolex-in me një Casio”: Marka e orëve i

Shakira i dedikoi një tjetër këngë ish-partnerit të saj Gerard Piqué, i cili e tradhtoi me një 22-vjeçare, të quajtur Clara Chia.

Shakira, pas lotëve dhe dhimbjes, e mori veten dhe i kushtoi këngën e re pikërisht ish-futbollistit, të dashurës së tij të re, (madje përfshiu edhe ish-vjehrrën) duke nënkuptuar se ai humbi diçka shumë të çmuar, për diçka bazike.

Në fjalët e Majkut: Zgjodhe gurin, humbe diamant.
 
Në një prej vargjeve, Shakira thotë: “Ndërrove Rolex-in me një Casio” dhe ndonëse nga Piqué ende nuk ka një përgjigje, “Casio” e ka bërë një reagim.
 
Përmes disa postimeve në Twitter, skuadra e marketingut të “Casio” punoi fort dhe ia ktheu në mënyrë epike diss-in Shakira-s, duke bërë edhe një super lëvizje.
 
“Shakira, ne mund të mos jemi Rolex, por qartazi, klientët janë besnikë ndaj nesh”.

Për të vijuar me: “Ne mund të mos jemi Rolex, por të paktën nuk kanë lënë për Clara Chia-n”.
 
Pastaj me: “Në mbrojtje të orëve tona “Casio”, bateria e tyre zgjat më shumë se lidhja e Piquè-s dhe Shakira-s”.

Madje, bënë kërkimet e tyre dhe nxorrën nga arkivat këtë foto të Shakira-s me gjeje çfarë?! Një orë Casio!

“Ndërrove Rolex-in me një Casio”: Marka e orëve i
Twitter

"Të mbahet mend Shakira, para se të ishe një Rolex (dhe) e trishtuar, ishe një CASIO e mahnitshme".

Këtë akullin ta kesh për te zonat ku të dogjën gjithë këto reagime Shakira.

“Ndërrove Rolex-in me një Casio”: Marka e orëve i
 
P.S.: Që ta çonte deri në fund, “Casio” i dhuroi një orë Piqué-s, pikërisht prej këngës së ish-partneres së tij, ndaj le të themi se edhe ish-futbollisti fitoi diçka nga diss-i i shumëpërfolur.

Artikuj të sugjeruar: