Celebrity

Kjo është arsyeja *e vërtetë* pse Kylie dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2023

Kjo është arsyeja *e vërtetë* pse Kylie dhe Travis Scott i
Getty Images

Në rast se ke qenë në ndonjë planet tjetër dhe sapo ke zbritur në Tokë, na lejo të të themi se Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
 
Arsyeja është e thjeshtë: Secili është i përqendruar në drejtime dhe gjëra të ndryshme.

Sipas burimeve për “People”, thuhet se: “Kylie është shumë e përqendruar te fëmijët dhe sipërmarrjet e saj. Ajo s’ka shumë qejf të festojë. Travis është e kundërta; ai vdes të jetë nëpër festa. Përfundimisht, janë të fokusuar në gjëra të ndryshme. Kështu kanë qenë gjithmonë”.

Kylie dhe Travis i dhanë fund raportit të tyre, pasi supozohej që të kalonin pushimet e festave së bashku, por në të vërtetë, Kylie i kaloi me familjarët dhe miqtë e saj.

Pavarësisht ndarjes, ata mbeten miq të mirë dhe prindër të mrekullueshëm. Gjasat për një ribashkim janë të mëdha për shkak se Kylie dhe Travis njihen për një marrëdhënie të tillë “on & off”.

Kylie dhe Travis janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Stormi dhe një djali të cilit ende nuk ia kanë bërë publik emrin.

Artikuj të sugjeruar: