Showbiz dhe TV

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga bashkëshorti'

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2023

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga

Prej disa ditësh, në portale të ndryshme në Shqipëri qarkullojnë lajme se "Anjeza Shahini është ndarë nga bashkëshorti" apo se "Anjeza ka vazhduar jetën e saj përsëri në Shqipëri".

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga

Pas zërave për ndarje, këngëtarja ka reaguar për të mohuar thashethemet, e revoltuar me lajmet e rreme.

"Keni të 'drejtën' tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar! Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar", ka shkruar Anjeza.

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga

Në një postim tjetër, këngëtarja shton:

“Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem t’i shkoj deri në fund, por juve nuk do jua lodh kokën me detaje."

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga

Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se 'është ndarë nga

Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, u martuan në shtator të 2015-s në një ceremoni private në Toskanë. Ata janë prindër të një vajze, Victoria Kelis Connnolly.