Celebrity

Thuhet se familja Kardashian është e shqetësuar për martesën e Kanye-s, por pse?

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2023

Thuhet se familja Kardashian është e shqetësuar për
Getty Images

Ndërkohë që Kanye West shijon martesën e tij me Bianca Censori-n, vajzat e familjes Kardashian, sidomos Kim, janë nervoze dhe konfuze se si do të ndikojë ky hap kaq i rëndësishëm në marrëdhënien e reperit me 4 fëmijë.
 
“Familja Kardashian nuk po e konsideron ende si martesë”, thotë një burim për “Page Six”. "Ata nuk e dinë se çfarë është saktësisht dhe (nuk e përjashtojnë mundësinë se mos) ndoshta është një marifet marketingu. Ato po presin të shohin nëse Kanye do të martohet me dokumente dhe janë nervoze për vërtetësinë e celebrimit”.  

Më parë, një tjetër burim tha se Kim nuk e ka aspak me qejf Bianca-n, sepse ajo është e bukur.

Lajmet për martesën e Kanye me Bianca vjen 2 muaj pasi ai finalizoi divorcin e shumëpërfolur me Kim dhe me thënë të drejtën, të gjithë u surprizuan nga ky lajm. Ndonëse Kanye nuk është martuar me dokumente, sërish mban në gisht unazën e martesës.

Artikuj të sugjeruar: