Fashion News

Një tjetër arritje: Dua Lipa ka një rol të rëndësishëm në eventin e Met Gala 2023

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2023

Një tjetër arritje: Dua Lipa ka një rol të
Getty Images

Dua Lipa do të jetë pjesë e panelit të Met Gala 2023 dhe këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“E lumtur t’ju njoftoj se do të jem një nga bashkëdrejtueset e Met Gala 2023, përkrah Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit”, shkroi Dua, duke konfirmuar edhe temën e eventit: “Karl Lagerfeld: A line of beauty”.

Stilisti i mirënjohur u nda nga jeta në shkurt të vitit 2019, duke lënë një pasuri të madhe krijimesh, sidomos për Chanel.

Në tapetin e kuq të Met Gala 2023 do të ekspozohen plot 150 dizenjime dhe krijime të tij, jo vetëm nga Chanel, por edhe nga shtëpitë e tjera të modës në të cilat Karl ka krijuar, si për shembull: Fendi, Chloe dhe vetë marka që mban emrin e tij.

Artikuj të sugjeruar: