Celebrity

E përmendi (jo për mirë) në ‘Big Brother’: Beatrix i përgjigjet, me ironi, Luizit

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2023

E përmendi (jo për mirë) në ‘Big Brother’:

Luiz Ejlli përmendi disa ish-banorë të “Big Brother VIP Albania 1”, përfshirë këtu edhe Beatrix Ramosaj, e cila nuk hezitoi t’i përgjigjej me ironi.

Në një bisedë me Bjordi Mezinin, Luizi u përpoq të përshkruante vajzën ideale. “Po mundohesha të gjej femrën ideale, perfekte. E di si e doja? E doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola,” tha ai.

Duke marrë në konsideratë tonin e zërit të Luizit (i cili duket sikur nënkupton diçka tjetër), deklarata e tij është deshifruar kështu: Sipas tij, Beatrix nuk është inteligjente; Donaldi nuk është besnik; Monika nuk është e sinqertë; Arjola nuk është e drejtpërdrejtë.

Se çfarë donte të nënkuptonte Luizi e kuptoi dhe vetë Trixa, e cila u përgjigj shkurt dhe qartë (duke iu referuar faktin që ai gënjeu Kiarën për sëmundjen).

“Faleminderit, Luiz! E thënë prej teje, e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti. #MeLuizin”

E përmendi (jo për mirë) në ‘Big Brother’: