Dramat rreth ish-futbollistit të Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Pique, nuk paskërkan ndërmend të mbarokan. Tani, thuhet se ai mund të ketë tradhtuar edhe partneren e tij të re, Clara Chia.
Të gjithë mund të keni dëgjuar për ndarjen e Pique dhe Shakira-s. Që atëherë, ai ka qenë në një lidhje me Chia-n, e cila ishte e punësuar në kompaninë e tij. Tani, duket se Pique mund ta ketë tradhtuar edhe atë.
Paparaci Jordi Martin, i cili ndoqi Shakira dhe Pique gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, ka bërë një postim në Instagram që vë në pikëpyetje besnikërinë e ish-mbrojtësit.
Në një prej postimeve të tij në Instagram, gazetari ka postuar imazhin e një modeleje dhe pyet Gerard Pique-n: A e njeh?! E reja quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjet, ajo është nga Barcelona.
Gazetari, kështu, ka lënë të kuptohet se ka diçka mes modeles dhe futbollistit, ndërsa ai mendon se “Pique ka ndjerë gjithnjë një kompleks inferioriteti ndaj Shakira-s”.
“Ndiheshe i vogël para saj”, thotë gazetari për Pique-n.