TV Mania

Gjendja e rënduar shëndetësore: Gjon Karrica (Lugati) largohet nga ‘Big Brother VIP Kosova’

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2023

Gjendja e rënduar shëndetësore: Gjon Karrica (Lugati) largohet

Gjon Karrica, i njohur si Lugati, ka përfunduar garën në “Big Brother VIP Kosova”. Në hyrje të spektaklit të djeshëm, moderatori Alaudin Hamiti njoftoi se për shkak të gjendjes shëndetësore, Lugati nuk do të mund të vazhdojë qëndrimin në shtëpinë e BBVK.

Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore (u raportua se pësoi një krizë epileptike).

“Gjoni, pas shqetësimit shëndetësor që ka pasur, është në gjendje të mirë,” njoftoi Alaudini. “Për shkak të ftohjes që ka, atij i duhet të vazhdojë që të jetë edhe pak në trajtimin mjekësor.”

Hamiti shtoi se rregullat kërkojnë që banorët e larguar për të marrë ndihmë mjekësore jashtë shtëpisë, nuk mund t'i rikthehen garës nëse kalojnë 48 orë nën kujdesin e mjekëve.

Lugati u bë pjesë e BBVK që prej fillimit të programit.