Larja e dhëmbëve është një proces që duhet të bëjmë dy herë në ditë. Ose të paktën kështu duhet. Gjithsesi, ekziston një debat i vjetër nëse duhen larë dhëmbët para apo pas konsumimit të vaktit të mëngjesit. Përgjigjja është e thjeshtë: Para!
Pse? Sipas dentistëve, aryseja është shumë e thjeshtë: Bakteret!
“Kur flini, shumë baktere grumbullohen në gojën tuaj dhe dëmtojnë dhëmbët”, thotë Milad Shadrooh, ekspert pranë “Oral-B”.
“Pra, kur zgjoheni, është më mirë të eliminoni të gjithë këtë grumbull bakteresh që strehohen në gojën tuaj dhe kjo duhet të ndodhë para se të hani mëngjesin dhe të filloni ditën tuaj”, vijoi Milad.
Dhe diçka që nuk duhet ta harroni kurrë? Të pastroni gjuhën!
Gjuha mbart një numër të madh bakteresh dhe kjo mund të sjellë një numër të madh virusesh. Pastrimi i gjuhës është i rëndësishëm, pasi freskon frymëmarrjen dhe zvogëlon një numër të madh bakteresh në gojën tuaj.
Pastroni midis dhëmbëve
Një fill dentar duhet të jetë patjetër pjesë e rutinës së kujdesit ndaj dhëmbëve. Eksperti Milad Shadrooh ju sugjeron që përpara larjes së dhëmbëve, t’i pastroni ato me fill dentar, në mënyrë që të largoni mbeturinat nga dhëmbët. Ka shumë zona që furça e dhëmbëve nuk i arrin dot, por nuk i shpëtojnë fillit dentar.
Artikuj të sugjeruar:
- Të ndash furçën e dhëmbëve me partnerin qenka më e shpeshtë nga ç'mendoni: Sa (jo)higjienike është?!
- 6 gabime të përditshme që s'ju lejojnë të keni dhëmbë të bardhë
- A mund të pish kafe pa zverdhur dhëmbët? Dentistët zbulojnë 2 mënyra si
- Çfarë tregojnë ngjyrat në fund të pastave të dhëmbëve?
- Stomatologjia kozmetike: 10+ artistë dhe efekti 'uau' që u japin dhëmbët e bardhë!