Celebrity

Fansat e Miley-t po shpikin thashetheme qesharake për Liam Hemsworth, por pse?!

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2023

Fansat e Miley-t po shpikin thashetheme qesharake për Liam Hemsworth, por

Fansat e Miley Cyrus po krijojnë thashetheme qesharake për ish-bashkëshortin e këngëtares, Liam Hemsworth – si një formë humoristike për të promovuar këngën e saj të re, “Flowers”.

E gjitha filloi me thashethemin e pavërtetë (shpresojmë) se Liam ka tradhtuar Miley-n 14 herë.

Që atëherë, thashethemet janë përhapur në teori edhe më të çuditshme dhe sipas fansave, ky është plani i tyre për ta bërë këngën numër 1 të çdo “top liste”.

“Fansat e Miley-t duke thënë gënjeshtra që kënga e re të ketë sa më shumë sukses”:

Mes thashethemeve, ka gënjeshtra të çuditshme si:

“Kam parë Liam Hemsworth duke shtyrë një kotele nga një shkëmb. Kotelja tani është në karrocë me rrota.”

Fansat e Miley-t po shpikin thashetheme qesharake për Liam Hemsworth, por

Një tjetër thotë:

“Pashë Liam Hemsworth duke djegur një jetimore.”

Fansat e Miley-t po shpikin thashetheme qesharake për Liam Hemsworth, por

Apo:

“Liam Hemsworth u përpoq të më vriste.”

Fansat e Miley-t po shpikin thashetheme qesharake për Liam Hemsworth, por

Në mënyrë qesharake, përpjekjet duket se po funksionojnë: "Flowers" është tashmë një nga projektet më të suksesshme të Miley-t. Kënga u bë debutimi i saj më i mirë sipas Spotify, me 7.7 milionë dëgjime që në ditën e parë, ndërsa vazhdon të mbetet në vend të parë në tabelën ndërkombëtare të Spotify.

Artikuj të rekomanduar: