Java e Modës

Gjithë sytë te Doja: Ja sa kristale u deshën për këtë look

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2023

Gjithë sytë te Doja: Ja sa kristale u deshën për

Kylie Jenner vërtet u shfaq me një kokë të prerë *të rremë* luani në shfaqjen e Schiaparelli-t në Paris, por Doja Cat ia doli të rrëmbente gjithë vëmendjen.

Reperja u shfaq e lyer me bojë të kuqe, e mbuluar me 30,000 kristale Swarovski të vendosura me dorë.

Gjithë sytë te Doja: Ja sa kristale u deshën për

Veshja, e cila ishte dizenjuar me porosi nga drejtori kreativ i shtëpisë së modës, Daniel Roseberry, u realizua nga grimieri Pat McGrath, ekipi i të cilit punoi 4 orë dhe 58 minuta për ta përfunduar.

I titulluar "Inferno Couture", koleksioni i fundit i markës u frymëzua nga Ferri i Dantes dhe nëntë rrathët e ferrit, sipas Roseberry-t.

Ja dhe Ferri i Doja-s:

Gjithë sytë te Doja: Ja sa kristale u deshën për

Në pasarelë, Schiaparelli prezantoi disa veshje me koka tredimensionale kafshësh.