Thonjtë

Jennifer Lopez na tregon se si të bëjmë trendin e ‘thonjve me shkëlqyes buzësh’ (o.O)

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2023

Jennifer Lopez na tregon se si të bëjmë trendin e ‘thonjve
Photo Credits: Getty Images

Trendet e kohëve të fundit për thonjtë apo grimin në përgjithësi, ndihen të qelqta, me shkëlqim dhe luksoze. I tillë është edhe modeli i thonjve që po qarkullon së fundmi falë Jennifer Lopez, jo Hailey Bieber siç mund të ishit duke hamendësuar.

Për çfarë bëhet fjalë? Thonjë me shkëlqyes buzësh një trend i ri tashmë në TikTok, i përshtatur shpejt nga J.Lo dhe estetisti i saj i thonjve, Tom Bachik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ??? ?????? Nails (@tombachik)

Thonjtë në formë bajame, me një shtresë që i ngjason shkëlqyesit të buzëve mund të jenë fiks zgjedhja juaj e radhës për thonjtë.

Këtë sezon, do të mbizotërojë çdo gjë me shkëlqim – prandaj nëse gjithnjë keni qenë skuadra e thonjve mat, është koha e duhur për të ndërruar anë. Kjo vlen edhe për modën dhe grimin në përgjithësi :)

Burimi: Vogue