Celebrity

Realizimi i një ëndrre! Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2023

Realizimi i një ëndrre! Paris Hilton bëhet nënë
Instagram

Viti 2023 i dha Paris Hilton një titull të ri: Mami!
 
Ylli 41-vjeçar ka mirëpritur fëmijën e parë, së bashku me bashkëshortin Carter Reum. Bebushi erdhi në jetë përmes një gruaje surrogate dhe sipas “People” është djalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit në Instagram, duke postuar një foto të dorës së saj me atë të vogëlushit.
 
Paris ka thënë edhe më parë se në 2023-shin do të bëhej nënë dhe se ishte mëse gati për këtë rol. “Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të bëhesha mami dhe jam kaq e lumtur që unë dhe Carter kemi gjetur njëri-tjetrin”, tha Paris dhe shtoi se është super e lumtur që do të ketë një bebush në shtëpi.
 
“Zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë të vogël”, u shpreh Hilton dhe tani, mezi presim të dimë emrin e bebushit!

Hilton dhe Reum u fejuan në shkurt të vitit 2021 dhe u martuan pas një viti, në një dasmë që zgjati tre ditë.

Artikuj të sugjeruar: