Kinema & TV

Ky dokumentar i bazuar në vdekjen e prezantueses së famshme pritet të na fiksojë të gjithëve

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2023

Ky dokumentar i bazuar në vdekjen e prezantueses së famshme pritet
Netflix

Një dokumentar i ri, i cili hedh dritë mbi vrasjen e prezantueses së famshme televizive, Jill Dando, do të vijë shumë shpejt në Netflix.

Dokumentari flet për vrasjen e saj, të ndodhur në prill të vitit 1999. Dando u vra para shtëpisë së saj, por krimi mbetet ende një mister i pazgjidhur për policinë britanike.

Tanimë, pas gjithë këtyre viteve, çështja që tronditi Britaninë është subjekti i dokumentarit, i cili ka për qëllim të zbulojë jetën, karrierën dhe vdekjen tragjike të Dando-s, duke u ndalur edhe te hetimi i ndërlikuar.

Dokumentari është pasuruar me video nga arkivat, intervistat dhe hetimet e reja. Jill Dando ishte një prej figurave më të njohura televizive, e cila ka punuar në “BBC”, “Breakfast News”, “Holiday”, e të tjera.

Dokumentari i frymëzuar nga kjo vrasje pritet të debutojë gjatë këtij viti dhe ende nuk ka një datë publikimi. Regjisori do të jetë Marcus Plowright dhe seritë do të prodhohen nga Emma Cooper, e njohur për “The Mystery of Marilyn Monroe: The Unheard Tapes”.

Titulli dhe trailer-i ende nuk janë publikë, por sërish ka zgjuar kuriozitetin e njerëzve.

Artikuj të sugjeruar: