Celebrity

Gerard Piqué publikon të dashurën e re në Instagram dhe komentet nuk janë fort dashamirëse

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2023

Gerard Piqué publikon të dashurën e re në Instagram dhe

Gerard Piqué vendosi të zyrtarizonte lidhjen me të dashurën Clara Chia Marti – vetëm disa javë pasi Shakira publikoi një diss për ish-futbollistin.

Në foto, Piqué dhe studentja e PR – të cilët dyshohet se filluan romancën e tyre në kohën kur Piqué ishte ende në një marrëdhënie me Shakira-n – shfaqen në një restorant.

Gerard Piqué publikon të dashurën e re në Instagram dhe

Edhe pse Piqué nuk i shtoi ndonjë mbishkrim fotos, fansat nxituan të shkruanin vetë. “Mua do të më kishte ardhur turp,” shkroi dikush. “Imagjino të shkatërrosh jetën familjare me gruan dhe fëmijët, vetëm se nuk e mban dot penisin në pantallona.”

“Ajo as nuk krahasohet me nënën e fëmijëve të tu,” lexohet në një tjetër koment. “Qartazi, pozicioni i ngrënies së reçelit është i lirë,” tha një tjetër, duke iu referuar aludimit se Shakira zbuloi tradhtinë pasi u kthye nga një udhëtim dhe vuri re se dikush kishte ngrënë reçel, ndërkohë që Piqué dhe fëmijët, djemtë Milan dhe Sasha, e urrejnë reçelin.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja kolumbiane publikoi këndën "BZRP Music Session #53" dhe nuk ngurroi të shënjestronte Piqué-n dhe të dashurën e tij 23-vjeçare.

Shakira kritikoi diferencën e moshës së çiftit të ri duke thënë se ajo "vlen sa dy 22-vjeçare", përpara se të tallej duke thënë se ai shkoi nga një "Ferrari në një Renault Twingo" dhe nga "një Rolex në një Casio".

Por pritet të mos mbyllet me kaq. Burime të ndryshme thonë se Shakira po punon për të publikuar një tjetër këngë që mund të zbulojë edhe më shumë detaje nga ndarja.

Artikuj të rekomanduar: