
Julia Fox është kthyer shpejt në një personazh goxha të ndjekur në TikTok dhe ajo nuk heziton të ndajë mendime mbi tematika të ndryshme. Këtë herë, Julia i ka “marrë” ndjekësit në një tur virtual në apartamentin e saj dhe të gjithë u çuditën nga thjeshtësia e apartamentit dhe u ndjenë mëse të përfaqësuar.
Pra, Julia fle me djalin e saj të vogël, në dhomën e ndenjes. Kudo ka kuti këpucësh, edhe në kuzhinë. Ajo gjithashtu bëri me dije se ka një miush të lezetshëm.
Një element shumë i bukur? Pasqyra e “nostalgjisë”, në të cilën Fox mban fotot e djalit të saj, Valentino kur ka qenë i vogël dhe të miqve që kanë ndërruar jetë…madje, edhe hirin e një miku. Pak e frikshme, por edhe e ëmbël në të njëjtën kohë.
Ç’thanë njerëzit nëpër komente?
Disa u shprehën se Julia jeton njësoj dhe po aq thjesht sa ndjekësit e saj:
Disa të tjerë çuditen me faktin që Kanye mund të ketë qenë në këtë apartament:
Dhee, disa njerëz mendojnë se është aq i vogël, sa mund të jetë i djalit të saj:
Sigurisht, edhe ata që ndihen të përfaqësuar dhe e falenderojnë për këtë video kaq reale dhe transparente:
Pra, në një botë ku shtëpitë kushtojnë shumë, mos u ndje keq nëse apartamenti yt nuk është gjigant apo i arreduar në perfeksion. Shtëpia merr kuptim me njerëzit e dashur dhe rehatinë që të ofron.
Artikuj të sugjeruar: