Instagramming

Khëm-khëm! Mos vallë aktorja shqiptare është e dashura e Bjordit?

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2023

Khëm-khëm! Mos vallë aktorja shqiptare është e dashura
Instagram

Bjordi, që kur hyri për të dytën herë në “Big Brother” e bëri të qartë që ka një të dashur jashtë, por s’e kishte në plan ta tregonte emrin e saj. Por, s’e di Bjordi që Instagram-i të tradhton dhe tregon gjithçka.
 
Një numër i madh ndjekësish symprehtë vunë re se Bjordi mori disa sekonda për të përshëndetur të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre. Më pas, banori saktësoi se e kishte fjalën për macen e tyre, Amma-n.

Sa romantik! Dhe i nxituar njëkohësisht! Sepse gjejeni kush ka postuar me Amma-n e lezetshme. 

Anna Lika!

Ja pra, në këtë foto, shohim një #Anna dhe një #Amma!

Khëm-khëm! Mos vallë aktorja shqiptare është e dashura

Ja një mace shuuuumë e ngjashme me Amma-n që pozon me Annën, shfaqet edhe në Instagram-in e Bjordit.

Khëm-khëm! Mos vallë aktorja shqiptare është e dashura

Dhe Amma paska shumë qejf t'u rrijë "prindërve" mbi supe.

Khëm-khëm! Mos vallë aktorja shqiptare është e dashura

Tjetër pistë? Janë follow, por kjo mund të jetë edhe sepse kanë bashkëpunuar në serialin “HOT”, Ana si aktore, ndërsa Bjordi si regjisor dhe skenarist. Por, edhe aty mund të jenë njohur më shumë dhe të kenë krijuar një lidhje.
 
Gjithashtu, Bjordi i ka thënë Oltës se partnerja e tij është kolege me të dhe se ngjasojnë nga karakteri. Pra, një aktore në zemrën e Bjordit.

Poll

Artikuj të sugjeruar: