Celebrity

A është martuar? Më në fund, Rita Ora i përgjigjet pyetjes së famshme

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2023

A është martuar? Më në fund, Rita Ora i përgjigjet

Këngëtarja e famshe shqiptare, Rita Ora, e ftuar në “Heart Radio Breakfast”, ka folur për këngën e saj të re “You Only Love Me”, si dhe i është përgjigjur pyetjes së famshme nëse është martuar me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Përgjigjja është po, ashtu siç i tha edhe regjisorit kur ai i propozoi. 

“Po, jam martuar. Zyrtarisht, kam dalë nga tregu. Zgjodha ta mbaja private”, tha mes të tjerash artistja.

Për sa i përket ceremonisë, tha se: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç e doja: e bukur dhe perfekte…Më falni që nuk jam edhe aq interesante”, u shpreh Rita, referuar faktit që e mbajti martesën private, por premtoi se një ditë do të bëjë një festë të madhe.

Por, cilin mbiemër do të mbajë ajo? Ende nuk e ka vendosur. “Patjetër që e kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin Ora. Ende nuk e kam vendosur”, saktësoi Rita.
 
Gjithsesi, mund t’i mbajë të dyja…Rita Ora Waititi. S’tingëllon dhe aq keq.

Artikuj të sugjeruar: